Gjatë një intervistë për mikrofonin e Vanity Fair, Ambra Angiolini foli e për partnerin e saj aktuali, trajnerin italian Massimiliano Allegri, Ajo ka shpjeguar se përse ra në dashuri me ish-teknikun e Juventusit dhe Milanit.
“Nuk ka një pasazh të jetës sime që Massimiliano nuk e respekton. Gjëja që më shpëton nga momentet e dhimbshme është se mund të luaj me të edhe si e rritur. Kujdesi që ka për ekzistencën time, për fëmijët e mi, për ish-historinë time. Jam dashuruar me të, sepse, sikurse unë, është një tip jashtë mode, E kuptova menjëherë që më pëlqente, sepse jemi dy gabime. Dhe dy gabime, si ne, nëse takohen, vërtet gjenerojnë diçka që do të ishte budallallëk të mos e përjetosh. Kjo është gjë është rinisja e dashurisë.”