Fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet OSBE-së, të cilën ne e kryesojmë aktualisht, dhe BE-së, duke përfshirë këtu edhe nevojën për një koordinim më të ngushtë në kontekstin e ndjeshëm gjeopolitik Shkup
24 janar – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim pune me shefin e Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dejvid Gir. Fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet OSBE-së, të cilën ne e kryesojmë aktualisht, dhe BE-së, duke përfshirë këtu edhe nevojën për një koordinim më të ngushtë në kontekstin e ndjeshëm gjeopolitik.
Ministri Osmani e informoi ambasadorin evropian për vizitën e fundit në Kiev dhe takimet me kreun e shtetit ukrainas. Ai paralajmëroi vizitë në Bruksel në fund të muajit, ku në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së do të takohet me krerët e institucioneve të BE-së, ku temë qendrore e bisedës do të jetë Ukraina. “Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut, përkatësisht për agjendën e reformave në dritën e negociatave të filluara për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në këtë kontekst, ambasadori Gir vuri theksoi sinjalet pozitive nga Komisioni Evropian për nivelin e gatishmërisë së administratës sonë dhe fillimin e shkëlqyer të procesit të shqyrtimit. Ai potencoi gjithashtu rëndësinë e miratimit të amendamenteve të paralajmëruara kushtetuese, të cilat kërkojnë vullnet të sinqertë politik dhe kurs pro-evropian nga të gjithë faktorët politikë në vend”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ministri Osmani iu referua momentit aktual që nuk duhet ta lëshojmë në raport me procesin e integrimeve evropiane, si garanci për stabilitet afatgjatë, zhvillim ekonomik dhe konsolidim të sundimit të ligjit. Kujtojmë se një javë më parë euroambasdadori Gir, tha se është e saktë se skriningu po avancon mirëm por se punë tjetër e rëndësishme është zbatimi i reformave dhe këtu rol të tyre kanë më shumë aktorë, megjithatë, përgjegjësia kryesore bie në shpinën e Qeverisë. Në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe çfarë do të ndodh nëse nuk do të miratohen, Gir tha se beson që do të vijë në ngecje dhe se nuk mund të tregojë se çfarë do të ndodh më tej. “Shteti ka histori të mirë të marrëdhënieve ndëretnike dhe mendoj se do të miratojë vendim që do t’i përforcojë edhe më shumë, pa cenuar identitetin e këtij vendi, pasi që identiteti nuk humb në rrugën drejt BE-së, megjithatë, pasi ky ndryshim është pjesë nga Marrëveshja e cila është bërë me qëllim të fillimit dhe vazhdimit të marrëveshjeve hyrëse nëse nuk bëhet ajo, besoj që do të vijë deri në ngecje të caktuar, dhe më tej se çfarë do të ndodh nuk mund të tregoj”, shtoi Gir.