Tiranë, 15 janar – Në 100 ditët para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, të planifikuara në 25 prill, Ambasadorja amerikane, Juri Kim kërkoi nga Komision Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për ta parandaluar blerjen dhe manipulimin me votat.
“KQZ duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm që të mundësohet ndjekja penale e mosrespektimeve, por së pari të parandalohen ato, përfshirë edhe me zbatimin e masave për parandalimin e blerjes së votave dhe manipulimin me votat”, tha Kim.
Në takimin e pasdites me kryetarin e komisionit, Ilirjan Celibashi ajo e shprehu mbështetjen e plotë për rolin e rëndësishëm të komisionit në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Gjatë takimit, ambasadorja amerikane e theksoi nevojën për zbatimin në kohë dhe efikas të identifikimit biometrik dhe masave të tjera të nevojshme.