Uashington, 25 shkurt – Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar një fotografi ku duket së bashku me zv.ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ambasadorja.(koha.mk)