Ambasadorja e SHBA-së, Kim: S’ka BE për Shqipërinë pa reformë zgjedhore dhe atë në drejtësi

25

Ambasadorja e SHBA-së u ka bërë thirrje palëve politike që të ndalojnë së luajturi lojëra.

Ambasadorja Yuri Kim u shpreh para gazetarëve se mesazhi i saj është shumë i qartë, SHBA-të duan atë që do edhe populli shqiptar. Kim tha se Shqipëria nuk mund të jetë aleate e fortë e SHBA-ve dhe pjesë e BE nëse nuk çohet përpara reforma zgjedhore.

Po ashtu, ambasadorja shtoi se reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi nuk janë pazare, por domosdoshmëri, ndërsa theksoi që është koha që të mos luhen më lojëra, por që liderët të mbajnë fjalën para shqiptarëve.

“Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe të jetë pjesë e familjes evropiane. Ju nuk mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore, ju nuk mund ta keni këtë pa reformë në Drejtësi. Këto të dyja s’janë pazare, por domosdoshmëri. Është koha të realizohen, jo për lojëra. Është koha të realizohet reforma në Drejtësi dhe ajo zgjedhorja. Është koha që liderët të mbajnë fjalën para shqiptarëve. Kjo është ajo që shqiptarët dhe SHBA-të presin prej tyre”, ka thënë ambasadorja, përcjell abcnews.

Comments are closed.