Tiranë, 7 tetor – E Ngarkuara me Punë e Ambasades Amerikane ne Tirane, Leyla Moses-Ones ka thënë se reforma në drejtësi nuk është asgjë më pak se një revolucion i qetë me konsensus politik.
Gjatë fjalës në Ceremoninë e Diplomimit të Shkollës së Magjistraturës, ambasadorja Moses-Ones ndër të tjera ka theksuar para të rinjve të sapodiplomuar se ata janë rojtarët e kësaj përpjekjeje.
“Zgjedhjet e tua të vogla për të bërë gjënë e duhur çdo ditë do të kenë efektin e përbashkët të çuarjes përpara të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk ishte asgjë më pak se një revolucion i qetë me konsensus politik dhe ju jeni rojtarët e kësaj përpjekjeje. Përpjekjet tuaja janë të lidhura me të ardhmen më të gjerë të demokracisë së vendit tuaj. Udhëtimi juaj do t’ju vendosë në pozicione për të ndërtuar dhe për të mirëmbajtur sistemin e ri gjyqësor të Shqipërisë për dekadat e ardhshme. Kjo ju jep fuqi të jashtëzakonshme, përmes këtyre valëzave,që të ndërtoni – vendim pas vendimi, ditë pas dite – një sistem gjyqësor të ndershëm dhe transparent, pa korrupsion dhe të lirë nga çfarëdo ndikimi kriminal.” tha e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones në Ceremoninë e Diplomimit të Shkollës së Magjistraturës.