Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se dita e formimit të Ushtrisë së Kosovës është ditë e mrekullueshme, për të arritur këtë ka qenë një proces i gjatë, i mundimshëm dhe plotë sfida.
“ Punë e madhe është bërë tash e disa vite. Por, puna më e madhe fillon tek tashti”, tha Ambasadorja Çitaku në rrjetin social Facebook.
Po ashtu ajo falënderoi kolonel Ilir Qeriqin, atasheun ushtarak të Kosovës në SHBA, njofton Klan Kosova.
“Oficerët si Ilir jane heronjtë e të heshtur të këtij procesi. Me punë, profesionalizëm dhe përkushtim kanë bindur aleatët se #Kosova dhe #FSK janë partner serioz. Detyra, nderi dhe atdheu është parimi që ka udhëhequr Ilirin dhe oficerët e FSK-së”, tha Çitaku.