Strumicë, 20 shkurt – Kryetari i komunës së Strumicës, Kosta Janevski sot zhvilloi takim me ambasadoren e Britanisë së Madhe në vend, Rejçel Gallouej dhe bashkëpunëtorët e saj.
Në deklaratën që e dha pas takimit, ambasadorja Gallouej theksoi se për herë të parë është në Strumicë dhe është komuna e parë që e vizitoi, duke shtuar se gjatë qëndrimit në qytet ajo do të marrë pjesë edhe në ngjarje dhe projekte të tjera të cilat realizohen me ndihmën e ambasadës britanike.
Në takimin me kryetarin komunës së Strumicës, në të cilin morën pjesë edhe kryetari i Këshillit të komunës së Strumicës, Marjan Daskallovski dhe sekretari i komunës Aleksandar Oxhakov, ata diskutuan mbi një sërë temash aktuale dhe u prezantuan kapacitetet dhe mundësitë për zhvillim të komunës së Strumicës, ndërsa bashkërisht u konfirmua angazhimi për promovimin e bashkëpunimit në më shumë fusha.