Shkup, 3 shkurt – Ligji për prokurori publike ka qenë tema e bisedave të grupit të deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së me ambasadoren e SHBA-së Kejt Mari Bërnz, e cila në profilin e saj në Tuiter publikoi se ka mbajtur takim produktiv për përkrahje të reformave.
“Zhvillova takim produktiv me grupin e deputetëve të pavarur sot, për rëndësinë e përkrahjes së reformave të vazhdueshme, duke e përfshirë edhe ligjin për prokurori publike, i cili i avancon qëllimet për sundimin e së drejtës, transparencën, përgjegjësinë dhe sundimin e mirë”, ka shkruar Bërnz në Tuiter.(koha.mk)