Manastir, 11 maj “Manastiri ka potencial të madh i cili, fatkeqësisht, ende nuk është shfrytëzuar, por aty ka hapësirë të madhe për përmirësim dhe investim. Mund të investohet në Parkun Nacional “Pelister”, si dhe masa të tjera të cilat mund të ndërmerren që të rinjtë të mbesin në Manastir”, theksoi Petrovska.
Qëndrimi i ambasadorit Bejli në Manastir ishte në kuadër të aktiviteteve dhe organizimit të Panairit të parë të personave kreativ të Ballkanit, që prej sot deri më 20 maj mbahet në Manastir, me pjesëmarrjen e 20 organizatave kreative nga Maqedonia.
Ngjarja është mbledhje nga entuziastë të teknologjisë, artizanë, mësues, inxhinier dhe persona nga biznesi, të të gjitha moshave. Ishte pasuruar me demonstrime praktike dhe punëtori për printerë – 3D, robotikë, programim kompjuterik dhe punë artizanale.