Ambasadori Philip Kosnett takon sot Isa Mustafën

10

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, pritet sot të takojë kreun e rizgjedhur të LDK-së, Isa Mustafa, në zyrën e këtij të fundit.

Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 11:00, ndërsa mediat janë të lejuara vetëm të marrin pamje, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, situata e re politike në vend ka vënë në lëvizje edhe ambasadorët të cilët po kërkojnë një zgjidhje që të shmanget vakumi institucional.

Comments are closed.