Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kossnet, ka inkurajuar mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.
Në profilin e tij në Twitter ai ka shpërndarë linkun e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku thekson se ky institucion i merr seriozisht parregullsitë e raportuara nga qytetarët.
“Një pjesë të zgjedhjeve të drejta përfshijnë institucionet qeveritare si Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e cila i merr seriozisht të gjitha ankesat e bëra drejtpërdrejt”, shkruan Kossnet.