Prishtinë, 5 mars – Ambasadori amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet porositi se “ekonomia funksionale tregtare dhe tregtia e papenguar rajonale janë rruga e vërtetë e Kosovës për tërheqje të investimeve amerikane dhe tjera të huaja”.
Kosnet në takimin e sotëm me udhëheqësinë e Odës ekonomike të Amerikës në Kosovë deklaroi se “Ambasadën e gëzon ajo që shikon se prioritetet e saj për paqe, drejtësi dhe prosperitet janë gjithashtu prioritete edhe të qytetarëve të Kosovës”.
Në takimin, siç është theksuar, është bërë fjalë edhe për nevojën e përforcimit të sundimit të drejtësisë, që është një nga faktorët kryesorë për zhvillim të vërtetë ekonomik.
SHBA-ja vazhdimisht kërkon nga Qeveria e Kosovës ta suspendojë taksën prej 100 përqindëve të importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke porositur se kjo është e dëmshme edhe kundër interesave për bashkëpunim të ndërsjellë mes Kosovës dhe SHBA-së.
Kërkesën e SHBA-së e mbështesin presidenti i shtetit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, por me këmbëngulje këtë e kundërshton kryeministri Ramush Haradinaj, i cili thotë se taksa do të pezullohet atëherë kur Serbia do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.