Beograd, 5 gusht – Do të përpiqem të luftoj, “krah për krah” me Serbinë, që e drejta ndërkombëtare të kthehet në rajon, një herë e përgjithmonë, dhe mbi të gjitha në lidhje me Kosovën, thotë ambasadori i ri rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.
Ai ka shtuar se Rusia do të mbështesë “një zgjidhje kompromisi dhe kreative, “për të cilën duhet të bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe të cilën “Rusia mund ta mbrojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Në një intervistë për Tanjug, ai thekson se “kthimin e ligjit ndërkombëtar në rajon” e sheh si detyrën e tij kryesore si ambasador në Serbi.