Ambasadori i ri i BE-së në vend, Ger do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi

17

Shkup, 21 shtator – Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, David Ger sot do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në ueb faqen e Kuvendit, takimi u paralajmërua për pasdite në ora 15.

Ger vjen në vendin e sllovenit, Samuel Zhbogar, i cili gjatë katër viteve të kaluara e ka kryer funksionin shef i Delegacionit të BE-së në Shkup.

Zhbogar gjatë ditëve të kaluara ka pasur takime lamtumirëse me kreun shtetëror, ku është shfaqur shpresë për fillim të suksesshëm të negociatave aderuese të vendit në Bashkimin Evropian.

Comments are closed.