Java Kundër Korrupsionit ka nisur sot dhe për një mesazh të fortë në këtë ditë është përkujdesur ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Ambasadori Kosnett ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme të ndëshkojë të korruptuarit, duke nisur nga lartë e tek zyrtarët e thjeshtë, shkruan gazetametro.net.
”Qeveria tani duhet ta dëshmojë se është e gatshme të ndëshkojë zyrtarët e korruptuar nga lartë poshtë. Kjo përkon në atë për shprehje të sinqertë”, ka thënë Kosnett.
Ndërkaq, ai ka shtuar se nuk mjafton që vetëm Qeveria të marrë masa, mirëpo ka potencuar se ligjet duhet të funksionojnë për të gjithë njëlloj.
”Është e qartë që kjo nuk mjafton. ligjet e mira funksionojnë vetëm kur zbatohen në mënyrë të barabartë. Disa në mënyrë të rregullt përfitojnë nga pozita e tyre”, ka shtuar ambasadori.
Sidoqoftë, Kosnett është shprehur i lumtur që është rikthyer në Kosovë pas një shërbimi para 15 vitesh.
”Tani jam kthyer dhe jam i privilegjuar për të nisur fillimin e dekadës së dytë si Kosovë e pavarur”, ka deklaruar ambasadori.
Ndryshe, Kosnett mori detyrën në Kosovë javën e kaluar ku dorëzoi letrat kredenciale te presidenti Hashim Thaçi.