Pa kaluar 24 orë nga veprimi që indinjoi të gjithë, ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike.
Në një reagim në llogarinë zyrtare të twitter-it të prezencës së OSBE, ambasadori thotë se respekton të drejtën e shqiptarëve për të protestuar.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – ka thënë ambasadori Borchardt.
Mbrëmjen e së dielës, 13 tetor, Ambasadori i OSBE-së Berndt Borchard po dilte nga hyrja e një pallati ku banon kur një grup të rinjsh, protestues afër drejtorisë së policisë thërrisnin “Rama ik! Rama ik!
Në një moment njëri prej tyre ka thënë “Shame on you”. Ambasadori ka reaguar duke treguar gishtin e mesit, por pa kthyer kokën pas. Një veprim i tillë është përsëritur dhe një herë të dytë.