Ambasadori i Kosovës Ylber Hysa i dërgoi ngushëllimet familjes Brković

69

I ndjeri akademiku Bërkoviq (88 vjeqar) ishte i njohur edhe për ngritjën e zërit ndaj padrejtësive dhe dhunës që iu nënshtruan shqiptarët në kohën e Millosheviqit

Ambasadori i Kosovës në Podgoricë Ylber Hysa i dërgoi ngushëllimet familjes Brković për vdekjen e shkrimtarit dhe akademikut Jevrem Brković, të cilin e përcolli edhe CDM – Portal Informativ.

“Më lejoni, në emër të popullit të Kosovës, të shpreh ,të përcjeli edhe ngushëllimet e mia më të thella dhe më të sinqerta për humbjen tuaj të madhe. Për të gjithë ne, Jevrem Brković ishte më shumë se një poet, një metaforë e një kohe, një frymëzues i tolerancës kundër urrejtjes, respektit reciprok, besimit në të mirën gjenuine, guximit kundër së keqes, kulturës kundër primitivizmit ”, shkruajti Ambasadori i Kosovës.

“Ai shoqërohej me poetët e Kosovës kur disa donin që armët të dëgjoheshin në vend të poezisë. Si i tillë, ai u respektua, u shpërblye, u respektua, u përkthye dhe u lexua me respektin më të madh. Si i tillë, Akademik Brković u bashkua me respektin tonë të përjetshëm në frymën e traditës së burrërisë që nga Marko Miljani deri te Radovan Zogoviqi”, thuhet në deklaratën e Ambasadorit Hysa.

“Na lejoni të marrim pjesë edhe një herë në dhimbjen tuaj, por edhe në krenarinë e një njeriu kaq të madh i cili me forcën dhe shpirtin e tij ka frymëzuar tërë rajonin tonë për një të nesërme më të mirë”, shkroi ambasadori i Kosovës.