Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Gjergj Dedaj, sot pasdite në Manastir realizoi takim me kryetaren e komunës Natsha Petrovska.
Në vizitën e parë zyrtare në Komunë, ambasadori Dedaj i konfirmoi informatat e tij për Manastirin si qytet kozmopolit, dhe siç tha ai, fryma e ngrohtë e të cilit mund të ndjehet nga secili vizitorë.
“Është koha që Ballkani të çlirohet nga paragjykimet, pa marr parasysh nëse ato janë ideologjike, fetare, politike, kombëtare apo nga cilido karakter tjetër dhe të fillohet me procesin e europizimit. Konfliktet duhet të mbeten në të kaluarën dhe duhet të vendosen norma demokratike”, theksoi Dedaj dhe paralajmëroi rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Petrovska e informoi ambasadorin e Kosovës për aktualitetet e Komunës, intervenimet infrastrukturore dhe investimet në qytet.(koha.mk)