Të drejtosh nën presion dhe diktaturë. Duket si diçka e lehtë për trajnerët në ditët e sotme, sepse këtu fjali i përdorim në sensin figurativ, por për Bernd Stange nuk është aspak kështu. Ai vërtet ka parë vdekjen me sy, i ka shpëtuar plumbave, jetonte mes frikës dhe rrezikut se një ditë do të bëhej “kokë turku”, por kjo e ka bërë më të fortë.
E quajnë “ambasadori i djallit” por për të nuk ka shumë rëndësi. “Jam një trajner, jo politikan”. E rëndësishme është të punjë: “Kombi dhe valuta nuk kanë peshë kur stërvit. Futbolli është i barabartë për të gjithë”. Edhe për diktatorët: Erick Honecker, Saddam Hussen, Aleksandr Lukashenko e Bashar al-Assad.
Ka stërvitur Gjermaninë Lindore, Irakun, Bjellorusinë dhe Sirinë. Praktikisht, “en plein”, do të thoshin francezët.
Betohet se kurrë “nuk kam parë Saddam”, por ka rrezikuar jetën me predhat Stinger në Damasko gjatë luftës civile, apo ka parë plumbin të vijë më shpejt se sa një gol i marrë në kundërsulm nga ekipi i tij. E gjitha pasi goditi dorën e shoferit pasi kishte zbritur nga makina.
Prej vitit 2018 drejton Sirinë, e impenjuar në Kupën e Azisë, ndërsa në 2016 tha mjaft pas tre vitesh në Singapor, por sfidat bëjnë për një si ai, ndoshta e fundit e një karriere me më shumë hije se sa trofe.
Ka ende akuza “pa baza” për të në kohën e Gjermanisë së ndarë. Një spiun që punonte trajner dhe që duhet të ruante futbollistët e tij të mos kalonin atë mur të mallkuar.
Gjermania bashkohet, por ai vijon karrierën: udhëheq Carl Zeiss Jena, Hertha Berlino, Lipsia, Dnipro dhe Cska.
Nuk fiton asgjë dhe për 3 vite emigron në Australi, duke u strehuar. Asnjë intervistë. “Mund të vazhdoja të shisja këpucë apo të menaxhoja një koncesionar makinash. Preferova futbollin”. Nga Ukraina e dëbuan sepse e dinin se dikur kishte qenë spiun i Gjermanisë.
Në 2001 vjen thirrja e Omanit, por eksperienca zgjat shumë pak. Vetëm një anekdotë. Kombëtarja duhet të luajë me Uzbekistanin, por tre futbollistët më të mirë vijnë me vonesë. “Kishin shkuar për shopping!”. i përjashton, por vjen telefonata e ministrit të sportit: “Janë më të fortët, duhet të fitojmë”. Trajneri nuk degjon dhe shkarkimi vjen rrugës duke u kthyer në shtëpi. Shansi tjetër quhet Irak dhe Saddam Hussein është “djalli vetë”.
Pranon në 2002 pa probleme, por SHBA nis luftën dhe pushton Irakun. Vetëm avionë dhe artilieri e rëndë. Nuk mendohet më për futboll. Mendon si të arratiset dhe e bën, por e quajnë spiun dhe tentojnë ta vrasin. E pëson shoferi i tij.
Nis të shkruajë letra dhe më në fund largohet me avion privat. E ndihmojnë Berlusconi dhe Tony Blair, por edhe Gjermania, atdheu i tij. Ndjek aventurën në Qipro, ku me Apollon Limassol fiton dy trofetë e vetëm të karrierës (titull dhe Superkupë).
Viti 2007 dhe sërish ish Bashkimi Sovjetik e thërret. Bjellorusia i ka ofruar kontratë, por aty një tjetër diktator, ndër të fundit, udhëheq. Lukashenko! Tekniku gjerman nuk trembet nga sfida dhe pranon. E udhëheq Bjellorusinë deri në vend të 36-të në renditjen FIFA. Madje, mund edhe Holandën në vitin 2008 dhe përshëndet të gjithë në vitin 2011.
Dhe diçka tjetër… Askush nuk e mban mend, por Bernd Stange ka qenë edhe në Shqipëri, Tiranë, vendi “Qemal Stafa”, mbi të cilën sot po ndërtohet “Arena Kombëtare”. Ishin kualifikueset e Europianit 2012 dhe Bjellorusia e tij do të mundte kuqezinjtë në fushën e saj dhe do të humbiste 1-0 në Tiranë.
Ishte koha kur kombëtarja kuqezi drejtohej nga Josip Kuze, ndërsa kishte futbollistë që sot kanë lënë të gjithë futbollin, me përjashtim të Samir Ujkanit, që mbron portën e Kosovës.