Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ylber Hysa, e ka vizituar deputetin Zijadin Sela dhe i ka dërguar të fala nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe krerët institucional të Kosovës, të cilët janë të shqetësuar për gjendjen e tij dhe i kanë dëshiruar shërim të shpejtë.