Shkup, 25 prill – Ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa ka takuar sot ekspertin për Ballkanin dhe profesor në Universitetin “Xhon Hopkins” nga Uashingtoni, Daniel Server. Në këtë takim, siç thonë zyrtarë të Ambasadës për Kosovën, është biseduar për integrimin e Ballkanit në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO, si dhe për sfidat e rajonit në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve mes vete. Njëkohësisht, temë diskutimi ka qenë edhe Raporti i progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndryshe, Daniel Server po qëndron në Maqedoni, pasi një ditë më parë, ai ishte pjesë e debatit në Komisionin parlamentar për çështje evropiane, ku u diskutua Raporti i progresit për Maqedoninë dhe rruga drejt reformave e shtetit me qëllim që shumë shpejtë, Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së. (koha.mk)