Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. Në këtë takim Heldt tha se shteti gjerman do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës. Gjatë këtij takimi në veçanti u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave. Ministri Sefaj e falënderoi ambasadorin gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Republikën e Kosovës. Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi mes të këtyre dy shteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.