Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Përmes profilit të tij zyrtar në “Twitter” diplomati gjerman ka uruar Vetëvendosjen për atë që Rohde e ka cilësuar si fitore historike me më shumë se 50 për qind të votave.
“Mirë që u certifikuan rezultatet. Urime ekipit të Vetëvendosjes për fitoren historike me më shumë se 50 % të votave”, ka shkruar Rohde.
Ai ka thënë se ky y rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti.
“Dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosovës”, ka shkruar Rohde.