Shkup, 3 korrik – Maqedonia dhe Britania e Madhe realizuan bashkëpunim në një numër të madh sferash, dhe më së paku që pres është ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa shpresoj, edhe të thellohet, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Çarls Garet, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Si kumtuan nga kabineti i tij, Osmani ka shprehur falënderim të sinqertë për tërë angazhimin dhe përkushtimin, posaçërisht për insistimin e Geret të ndihmojë në tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale, ndërsa pastaj edhe kthimin e Maqedonisë në rrugën euroatlantike, e cila, thekson, na solli deri në ftesën për anëtarësim në NATO, dhe deri në datën për fillimin e negociatave me BE.
Osmani theksoi edhe progresin e arritur në fusha të ndryshme si: në mbështetjen e reformave në administratë të Maqedonisë, arsimi, sistemi gjyqësor, demokracia dhe kohezioni social, reforma në sistemin e sigurisë etj.
Osmani i shprehu mirënjohje Mbretërisë së Bashkuar e cila krahas sfidave komplekse rreth BRGZIT, ende mbetet mbështetësi i fuqishëm i politikës së zgjerimit të BE-së, që është si garancë e sigurisë dhe stabilitetit të Evropës në përgjithësi.
“Për një javë jo të plotë, Londra do të jetë nikoqir i vendeve të Ballkanit Perëndimor, që së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, si pjesë i ashtuquajtur Procesi i Berlinit, do ta riafirmojnë orientimin euro- atlantik, do ti shqyrtojë sfidat për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe do të hap mundësi për integrimin më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, qëndron në kumtesë.