Shkup, 19 janar – Ambasadori i Republikës së Francës në Shkup, Kristian Timonie, ka vizituar redaksinë e gazetës KOHA, ku është takuar me botuesin Arben Ratkoceri dhe kryeredaktorin Besim Iljazi. Në këtë takim është biseduar për zhvillimin e gazetës KOHA në kontekst të situatës aktuale politike dhe vendin e saj në hapësirën mediale në Maqedoni.