Reforma në sektorin medial në Republikën e Maqedonisë ka rëndësi të madhe për perspektivën e vendit, ndërsa do të ndiqet me vigjilencë nga bashkësia ndërkombëtare, deklaroi ambasadori franceze në Republikën e Maqedonisë, Krisitjan Timonie, gjatë vizitës së sotme në Agjencinë Informative të Maqedonisë dhe takim me drejtorin e sapozgjedhur Dragan Antonovski.
Në takim u bisedua për rëndësinë e nevojës nga informimi objektiv dhe profesional.
Sipas Antonovskit, MIA në periudhën e ardhshme do të jetë medium që do të prodhojë lajme dhe informacione të sakta, të shpejta dhe të besueshme, që vazhdimisht do të citohet dhe transmetohet, ndërsa do të jetë i hapur edhe për bashkëpunim me mediat e tjera dhe bashkësinë ndërkombëtare.