Shkup, 16 nëntor – Ambasadori finlandez Perti Ikonen sot u mbajti “leksion” kompanive të Maqedonisë. Në panel diskutimin në Odën Ekonomike tregoi se vendi i tij më shumë investon në arsim dhe i mëson fëmijët vetë të mendojnë dhe të jenë inovativë.
Tha se edhe vazhdimisht investohet në hulumtime shkencore, si dhe në teknologji të reja. Fondi për Inovacione i Finlandës në vit merr rreth 600 milionë euro.
Porosia e ambasadorit Ikonen i cili është shërbim në Serbi, por është përgjegjës edhe për Maqedoninë, ishte se ekonomia dhe të gjitha fushat e tjera në shoqëri nuk varen nga kjo si është apo si do të jetë moti jashtë, por nga ajo sa janë të edukuar fëmijët, gjegjësisht njerëzit.
Në panelin “Finlanda si ekonomi e njohurisë” ndau të dhlna interesante, se sot nuk ka celular në botë në të cilin nuk është vendosur diçka nga teknogjia finlandeze.
Nga janari i vitit 2019 Finlanda do të jetë vendi i parë në botë me 5G, ndërsa deri në vitin 2030 do të ndalohet të përdoret thëngjil. Helsinki, megjithatë, është qytet “smart”-i më funksional në botë me internet falas kudo.
Siç tha Ikonen, të menduarit është bazë e shoqërisë finlandeze, ndërsa koncepti, mes tjerash, nënkupton njerëzit e mençur të shkojnë në universitet, ndërsa pastaj të punojnë në kompani, të bëhen juristë, avokatë apo mjekë.
Ambasadori potencoi se ekonomia dhe shoqëria në përgjithësi, është bazuar në dituri.
Mësimdhënësit në Finlandë kalojnë katër orë në ditë në klasë dhe të paktën dy orë në javë në zhvillim profesional.
Shkollimi për të gjithë është i barabartë, nuk ka dallime mes të varfërve dhe të pasurve. Nga nxënësit, 43 për qind posedojnë shkolla të mesme profesionale. Fillimi në shkollë nuk është para moshës shtatëvjeçare, nuk janë të ngarkuar me orë, ndërsa testimi dhe pyetje ka vetëm një herë deri në klasën e 16-të të nxënësit. Gjuhët e huaja rregullisht mësohen, ndërsa gjuha suedeze është gjuhë e dytë zyrtare në Finlandë.
Siç sqaroi, nxënësit në moshën 16 vjeçare vendosin nëse duan të vazhdojnë në shkollë të mesme profesionale apo të regjistrohen në fakultet.
Finlandezët para shumë viteve kanë pasur sistem arsimor të ngjashëm me atë amerikan, por kanë vlerësuar se nuk është mjaft i mirë për shkak të së ciklës kanë vazhduar të krijojnë atë persona i cili sot është ndër më konkurruesit dhe më të mirët në botë.
Pas shqyrtimit të Ikonenit, u.d. drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike Biljana Peeva Gjuriq përmendi se pjesëmarrja e investimeve në sektorin privat dhe publik deri në vitin 2025 do të jetë pesë për qind nga BPV të Finlandës. “Kundrejt gjendjes së tillë, ne nuk mundemi të lavdërohemi me të dhëna të tilla. Shumë vite mbrapa, te ne pjesëmarrja e investimeve në hulumtime dhe zhvillim nuk arrinte më shumë se 0,2 deri në 0,4 për qind bë Buxhet”, theksoi Peeva Gjuriq.