Shkup, 27 nëntor – Ambasadori kosovar në Shkup, Gjergj Dedaj me rastin e shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës, në shenjë respekti shtetërore dhe qytetarë, për fatkeqësinë e rëndë njerëzore të ndodhur nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, të mërkurën para objektit të ambasadës në Shkup personalisht ka ulur flamurin shtetëror në gjysmë shtizë, raporton KOHA.
“Kosova në ditë zie shtetërore! Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ulë flamurin shtetërore në gjysmështizë me rastin e shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës në shenjë respekti shtetërore dhe qytetarë, për fatkeqësinë e rëndë njerëzore të ndodhur nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup. (koha.mk)