Londër, 7 korrik – Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp është e paaftë dhe jofunksionale, vlerëson ambasadori britanik në Uashington, Kim Darok. Kjo bëhet e ditur në dokumentet diplomatike deri te të cilat erdhi gazeta Mejl on sandej.
Darok vlerëson se presidenca e Trampit mund të përfundojë në mënyrë katastrofale dhe poshtëruese, bëhet e ditur në raportet të cilat i ka dërguar deri në Londër.
“Nuk vlerësojmë se ajo administratë do të jetë më normale më pak jofunksionale, më pak e paparashikueshme dhe më pak e paaftë në mënyrë diplomatike”, thuhet në një nga porositë e ambasadori Darok.
Ai e cilëson presidentin amerikan si jostabil dhe jo të kompletuar.
Sipas ambasadorit Darok, artikujt për kaos dhe beteja të brendshme në Shtëpinë e Bardhë të cilat Trampi i quajti “lajme të rreme”, janë “shumica të vërteta”.