Ambasadori amerikan Xhes Bejli e vizitoi komunën e Manastirit dhe realizoi takim pune me kryetaren e komunës Natasha Petrovska.
Nga Sektori për marrëdhënie me opinionin të vetëqeverisjes së atjeshme lokale informojnë se në takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm të komunës me ambasadën e SHBA-së.
Kryetarja e komunës Petrovska shprehu falënderim për kontributin e ambasadorit Bejli, si dhe për mbështetjen e projekteve që janë realizuar në territorin e komunës së Manastirit, ndërsa të ndihmuar nga ambasada amerikane dhe USAID.(koha.mk)