Shkup, 22 qershor – Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli sot e vizitoi Komunën e Dellçevës dhe realizoi takim pune me kryetarin e Komunës, Goran Trajkovski.
Siç kumtoi komuna e Dellçevës, ambasadori bejli në takim është interesuar për specifikat e Dellçevës, potencialet dhe mundësitë për zhvillim, si dhe me sfidat me të cilat përballet komuna.
“Kryetari i komunës Trajkovski shprehi kënaqësi nga vizita dhe falënderim për bashkëpunimin e deritnaishëm dhe mbështetjen e popullit amerikan në realizimin e projekteve të cialt janë me rëndësi jetësore për Dellçevën dhe të cilat janë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve, posaçërisht në përmirësimin e kushteve për punë në institucionet arsimore në qytet”, informon Komuna.
Në shenjë falëdnerimi Trajkovski i dorëzoi Bejlit Plaketë nga Dellçeva dhe fotografi artistike me motiv të Dellçevës së vjetër nga artisti lokal Petar Atanasov-Pepi.
Ambasadori amerikan e vizitoi edhe kampin e Korpusit paqësor në SHFK “Klimenti i Ohrit” ku ka rreth 50 nxënës, ndërsa mësimi dhe përmbajtjet edukative i realizojnë vullnetarët.