Ambasadori amerikan Xhes Bejli sot do ta vizitojë Fakultetin e Sigurisë – Shkup, ku do të realizojë takim me dekanin prof.dr. Nikolla Dujovski. Bejli do të njoftohet me punën e fakultetit dhe procesin e tij zhvillimor në pajtueshmëri të programit për punë. Ambasadori i SHBA-së në kuadër të Forumit diplomatik të Fakultetit të Sigurisë – Shkup para studentëve dhe profesorëve do të mbajë ligjëratë nga sfera e luftës kundër korrupsionit, pas çka do t’u përgjigjet pyetjeve të studentëve.