Ambasadori amerikan me urim të veçantë për Kosovën para ndeshjes me Spanjën

46

Kosova sonte takohet me Spanjën, kundërshtarin më të fortë të Grupit B, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Përkrahja e madhe për Përfaqësuesen tonë është shprehur nga shumë fytyra publike në Kosovë.

Përkrahje për Dardanët ka shprehur edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, i ka uruar fat Përfaqësueses tonë në ndeshjen kundër Spanjës.

“Duke i dëshiruar Kosovës fat në ndeshjen e tyre kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenar kur mund të luash nën hijen e flamurit valëvitës të vendit tënd në stadium”, ka shkruar ambasadori Kosnett në Twitter.