Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka përshëndetur formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Kosnett ka deklaruar se shteti i Kosovës, tani më shumë se kurrë më parë duhet të bashkëpunojë me komunitetet pakicë si dhe të kordinohet me aleatët dhe partnerët e NATO’së.
Këto deklarata, Kosnett i bëri përmes një postimi në twitter duke konfirmuar edhe njëherë se SHBA është krahë Kosovës.
“SHBA-të do të jenë aty me ju” ka shkruar Kosnett.
Ndryshe, sot janë votuar tri projektligjet që mundësuan transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Mbrojtjes.
Votimi për ushtrinë u bë me përkrahjeje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve tjerë të Kosovës.
Now, more than ever, the government of #Kosovo must engage with minority communities and coordinate closely with NATO Allies and partners, as it begins the ten-year transition of its security forces. The U.S. will be there with you. Our statement here: https://t.co/jss4lIkaYh
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) December 14, 2018