Rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me përpjekjet për të shfuqizuar Gjykatën speciale kanë reaguar ambasadat e vendeve perëndimore në Kosovë që të përkrahet kjo gjykatë nga institucionet e vendit. “Mirëpresim deklaratat e fundit nga udhëheqësit politikë të Kosovës duke u zotuar të heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomën Speciale. Ne presim që udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre dhe të gjitha institucionet e Kosovës për ta nderuar këtë angazhim. Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësinë për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë e saj për t’u integruar plotësisht në Evropë dhe në bashkësinë ndërkombëtare. Të qëndruarit në krah me Dhomën Speciale do të mundësojë mbështetje të vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës derisa ne festojmë shumë arritje të bëra në dekadën që nga pavarësia,” thuhet në deklaratën e përbashkët të Ambasadave të vendeve perëndimore në Kosovë.