Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas konferencës së fundvitit të tij, i ka takuar edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit në Kosovë, si dhe përfaqësuesen e BE-së.
Para rreth një ore, ambasadorët e shteteve të Kuintit janë parë duke hyrë në zyrën e presidentit Thaçi, por zyrtarët për media të këtij institucioni nuk kanë lejuar që të xhirohen.
Ndërkaq nuk dihet asyeja e këtij takimi apo nëse ky takim ka qenë thjesht takim i fundvitit të presidentit Thaçi me ambasadorët më të fuqishëm të vendeve perëndimore në Kosovë.
Ndryshe, presidenti Thaçi tash e disa ditë është duke i dërguar ftesë kryetarit të VV-së, Albin Kurti për mandatimin e formimit të Qeverisë së re, mirëpo i pari i VV-së i ka refuzuar tri të tilla.
Ndërkaq, një takim i tillë pritet të mbahet më 6 janar në zyrën e presidencës.