Deputetja Ivana Tufegljic, e cila është anëtare e Komisionit për politikë të jashtme, vlerëson se kandidatët për ambasadorë mund të dërgohen në detyrë edhe pa e mbrojtur tezën e tyre para komisionit Parlamentar, sepse nuk është e paraparë të votohen propozimet
Shkup, 13 shkurt – Për një javë rresht në Parlament është duke u anuluar seanca e Komisionit për politikë të jashtme, në të cilën do të duhej që gjashtë kandidatët për ambasador, ti prezantojnë tezat e tyre para se të fillojnë misionin diplomatik në botë.
Procedura për dërgimin e gjashtë ambasadorëve në detyrë jashtë vendit, ka ngecur në Komisionin për politikë të jashtme në Parlament, të cilin e udhëheq deputeti i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Antonijo Milloshoski, shkruan 360 shkallë.mk.
Seanca në të cilën gjashtë ambasadorët do të duhet t’i paraqisnin tezat e tyre mbrojtëse para komisionit Parlamentarë, për herë të parë ishte caktuar të mërkurën e javës së kaluar e cila u anulua për të premten, pastaj për të hënën, prapë për të martën dhe kështu me radhë.
Rendi i ditës në seancën e Komisionit për politik të jashtme, është Propozim-ligji nga deputeti Artan Grubi nga BDI dhe Julijana Nikolovska nga LDP, i cili ka për qëllim ndryshimin e ligjit, ku i mundësohet personave me nënshtetësi të dyfishtë të emërohen ambasador, por jo në vendin prej nga e kanë shtetësinë e dyfishtë.
Ambasadorët e akredituar të cilët duhet t’i mbrojnë tezat e tyre janë Shaban Jashari i cili është emëruar ambasador në Doha (katar), Teuta Demjaha e emëruar për ambasadore në Misionin e KB në Gjenevë, Shpresa Jusufi, ambasadore në Prishtinë, Svetllana Geleva, ambasadore në Misionin e Këshillit të Evropës në Strasburg, Danço Markovski, ambasador në Tiranë, si dhe Faton Bejta ambasador në Kopenhagë. Me përjashtim të kandidates Teuta Demjaha, të gjithë të tjerët janë diplomatë karriere në MPJ, saktëson 360 shkallë.mk.
Deputetja e shumicës Parlamentare Ivana Tufegljiç, e cila është anëtare e Komisionit për politikë të jashtme, vlerëson se kandidatët për ambasadorë mund të dërgohen në detyrë edhe pa e mbrojtur tezën e tyre para komisionit Parlamentar, sepse nuk është e paraparë të votohen propozimet. Sidoqoftë, është e pëlqyeshme që deputetët të njihen me tezat e tyre përpara se të marrin detyrën e tyre si ambasador. “Milloshoski ka qenë ministër i Punëve të Jashtme dhe mirë e din se bëhet fjalë për kandidatë profesional për ambasador nga MPJ, i cili i njeh dhe personalisht. Për këtë arsyeje kishte qenë korrekte nëse ua mundëson kandidatëve të prezantojnë tezat e tyre, shprehet Tufegljiç.