Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do t’i pranojë letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Japonisë dhe Mongolisë në Republikën e Maqedonisë.
Siç kumtoi Kabineti i Presidentit të RM-së, në orën 11 në Vilën Vodno letrat kredenciale shefit të shztetit do t’ia dorëzojë Keiko Haneda, ambasador i sapoemëruar i Japonisë në Republikën e Maqedonisë. Në orën 12 letrat kredenciale Ivanovit do t’ia dorëzojë Dashjamc Batsaikhan, ambasador i sapoemëruar i Mongolisë në Republikën e Maqedonisë, me seli në Sofje.