Londër, 14 shkurt – Më shumë se 40 ish-ambasadorë britanikë i kanë bërë thirrje kryeministrit Thereza Mej që ta vazhdojë afatin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, publikoi gazeta “Tajms”.
Në letrën dërguar “Tajms”-it, diplomatët theksojnë se më mirë do të ishte që të anulohet Bregziti që të kontraktohen kushtet për raportet e ardhshme të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian ose të mbahet referendum i dytë për anëtarësim në BE.
Nëse Mej arrin deri më 29 mars ta konfirmojë marrëveshjen e saj me BE-në për Bregzitin në Parlamentin britanik, atëherë, siç thekson gazeta. do të duhet të vendos ta anulojë vendimin për braktisjen ose të zgjedh të dalë nga Unioni pa marrëveshje, që mund të jetë kaotike për ekonominë e pestë botërore.
Mej dje deklaroi se Qeveria e saj nuk e ka ndërruar qëndrimin e saj dhe se nuk dëshiron ta prolongojë datën për Bregzitin – 29 mars, kur Mbretëria e Bashkuar duhet të dalë nga Unioni.
Shefi i ekipit negociator britanik për Bregzitin, Oli Robins deklaroi se deputetët në Parlamentin në Uestminster do të përballen me zgjedhjen midis “marrëveshjes që e dakordoi kryeministrja Mej apo me vazhdimin e periudhës për zbatimin e nenit 50 nga Marrëveshja e Lisbonës, me të cilën është formuar BE-ja”.