Shkup, 21 tetor – Ambasada ruse në Maqedoni ka publikuar sot në Tuiter se Rusia nuk e ndryshon qëndrimin lidhur me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë. “Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues para më shumë se 26 vjet dhe qëndrimin e saj nuk e ndryshon”, shkruhet në profilin zyrtar në Tuiter të Ambasadës ruse në Shkup.
Të premten mbrëma Kuvendi i Maqedonisë e miratoi vendimin për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese për implementimin e Marrëveshjes së Prespës.