Shkup, 26 mars – Pala e Maqedonisë do t’i bartë pasojat nga dëbimi i diplomatit rus, publikoi sonte ambasada ruse në Maqedoni në Tuiter, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë të dëbojë një diplomat rus për shkak rastit Skripall.
“Qeveria solli vendim të dëbojë një diplomat rus. Përgjegjësi të tërësishme për pasojat nga ky provokim dhe akt jashtëzakonisht armiqësor pa precedent në marrëdhëniet Rusi – Maqedoni do t’i bartë pala e Maqedonisë”, publikoi ambasada ruse në Tuiter.
Vendimi i MPJ-së së Maqedonisë, siç u kumtua paraprakisht, është sjellë pas konsultimeve me aleatët dhe partnerët nga BE-ja dhe NATO.
Për rastin Skripall prej 14 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të dëbohen të paktën 30 diplomatë rusë, në aksionin e koordinuar global si përgjigje për Moskën për shkak rastit Skripall.