Shkup, 15 mars – Ambasada e RF të Gjermanisë në Maqedoni ka reaguar përmes një kumtese për deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, se rastet gjyqësore kundër anëtarëve dhe ish funksionarëve të partisë së tij janë “Procese të Nirnbergut”, transmeton koha.mk.
Krahasimi i procedurave të shërbimeve të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut me Proceset e Nirnbergurt janë të papërshtatshme”, thuhet në kumtesë.
Ambasada gjermane konsideron se me këtë krahasim minimizohen veprat e nazi-keqbërësve.
“Personat përgjegjës në Maqedoninë e Veriut duhet të kontribuojnë për tejkalimin e ndarjes së shoqërisë dhe të bëjnë dialog konstruktiv për të ardhmen e vendit në drejtim të integrimeve euroatlantike. Përveç kësaj, vet deklaratat për Procesin e Nirnbergut janë tërësisht të papranueshme”, theksohet në reagimin me shkrim të Ambasadës gjermane.
Më herët për deklaratën e Mickoskit ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Shkup. (koha.mk)