Shkup, 6 shkurt – Ambasada e SHBA-së në Shkup përmes Fejsbukut uroi nënshkrimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
“Urime për këzë hap historik”, shkruan në statusin në Fejsbuk të Ambasadës. Ambasadori Xhes Bejli dhe të punësuarit në Ambasadë bashkërisht e kanë ndjekur nënshkrimin e Protokollit.
Mes 29 nënshkruesve të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO sot në Bruksel, ishte edhe përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në Aleancë Kej Bejli Haçinson. (koha.mk)