Pas tragjedisë ku humbën jetën 14 persona nga aksidenti rrugor në autostradën Shkpup-Tetovë, edhe Ambasada e SHBA-së në Shkup ka ulur flamujt në gjysmështizë për nder të viktimave.
“Flamujt e ambasadës sot dhe nesër do të jeni në gjysmështizë pas humbjes tragjike të personave në aksidentin e djeshëm në autostradën Shkup-Tetovë. Shprehim ngushëllimet e tona të sinqerta deri tek familjarët e viktimave me dëshirë për rekuperim të plotë të personave të lënduar”, thonë nga Ambasada amerikane në Shkup.