Ambasada e SHBA-së në Shkup ka porositur partitë politike që t’i respektojnë proceset demokratike dhe institucionet. Nga kjo ambasadë kanë thënë se pajtohen me qëndrimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltentenberg dhe të euro komisionarit Johanes Hann për formimin e qeverisë. Të gjitha partitë duhet t’i respektojnë proceset demokratike dhe institucionet të fokusohet në zbatimin e reformave kyçe. “Vetëm në atë mënyrë Maqedonia do të shënoj përparim me qëllimin e saj strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE, diçka që SHBA që moti e përkrahin” thuhet në një reagim të ambasadës së SHBA- ve. Sekretari i përgjithshëm i Natos Stoltenberg dje deklaroi se prêt që t’i jepet mandati për formim të qeverisë dhe iu bëri thirrje të gjithë palëve që t’ë marrin vendime në shërbim të qytetarëve. Me qëndrim të ngjashëm doli edhe komisionari Han i cili tha se prêt nga presidenti i vendit që ta jep mandatin për formimin e qeverisë së re. (Alsat-m)