Ambasada e SHBA-së sot organizon aksion për dhurim të gjakut dhe aksion për grumbullim të produkteve ushqimore dhe veshjeve me rastin e Ditës kombëtare të shërbimit dhe kujtimit. Aksioni bamirës organizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutit për transfuziologji.
Në ngjarje është paralajmëruar fjalim i ambasadorit amerikan Xhes Bejli, sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq, Sait Siait dhe drejtorit të Institutit për transfuziologji. Dita kombëtare e shërbimit dhe kujtimit filloi të shënohet në vitin 2002 për nder të viktimave, të mbijetuarve dhe të gjithë atyre të cilët kanë ndihmuar në përballjen me pasojat e sulmeve të 11 shtatorit. Në vitin 2009, Kongresi i SHBA-së miratoi ligj federal, me të cilin e shpalli 11 shtatorin Ditë kombëtare të shërbimit dhe kujtimit.