Prishtinë, 13 tetor – Ambasada e SHBA-së në Kosovë theksoi se Uashingtoni është i shqetësuar për mënyrën se si ndodhi sot kundërshtimi ndaj përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj dhe u bëri thirrje për qetësim të gjendjes, njofton “Gazeta Ekspres”.
Në përgjigjen ndaj këtij portali, zëdhënësi i paemëruar deklaroi se Ambasada është e “shqetësuar nga reagimet ndaj veprimeve të sotme të zbatimit të ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës”.
“E gjithë dhuna, qoftë drejtuar autoriteteve, mediave apo civilëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht në masën e plotë të ligjit. Ne bëjmë thirrje për qetësi”, thuhet në përgjigje e Ambasadës së ShBA-ve.