Ambasada e Malit të Zi kërkon hapjen e kufirit me Kosovën

57

Sekretari i parë i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Nikollë Lulgjuraj, ka deklaruar se ambasada i ka kërkuar nivelit qendror malazez që ta hapë kufirin me Kosovën duke mos i kërkuar dëshmi të testimit për COVID-19 qytetarëve kosovarë.

“Neve si ambasadë na janë paraqitë shumë njerëz, që janë të interesuar me shku në pushime në Mal të Zi. Kanë vikendica (shtëpi pushimi) atje e normal edhe të tjera punë. Ka presion këtu në ambasadë por ne në ambasadë kemi ndërmarrë një masë dhe i jemi drejtuar qeverisë me një shkresë për ta rishqyrtuar situatën, posaçërisht me Kosovën”, ka thënë Lulgjuraj për emisionin SOT në Kohavision.

Ai e ka konfirmuar se ka presion edhe nga ana e komunave shqiptarëve që presin për çdo vit turistë nga Kosova.

Lulgjuraj po ashtu ka pohuar se ekonomia e Malit të Zi ka varësi të madhe nga turizmi, duke qenë se sipas tij, e përbën gjysmën e me gjasë më shumë se gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto (GDP-së) së saj.

Derisa ende nuk ka diçka konkrete, kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe kryetari Kuvendit Komunal Ilir Capuni kanë paralajmëruar hapjen e kufirit brenda kësaj jave.

Më poshtë mund t’i ndiqni edhe mendimet e qytetarëve për këtë çështje.