Podgoricë, 6 dhjetor – Ambasada Amerikane në Podgoricë i paralajmëroi shtetasit e saj për sulme të mundshme terroriste në Mal të Zi gjatë festave të ardhshme.
“Gjatë festave, masat e sigurisë në Mal të Zi mbeten të përforcuara për shkak kërcënimeve prej grupeve terroriste ndërkombëtare dhe individëve në mbarë Evropën, të inspiruara nga ideologjia ekstremiste. Ekstremistët vazhdojnë të fokusohen në vendet turistike, qendrat tregtare, aeroporte, restorante, objekte fetare, vende transportuese”, i paralajmërojnë shtetasit e tyre përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane.
Në kumtesë sqarohet, se shtetasit e SHBA-së janë njoftuar me emajl, ku u rekomandohet kujdes i posaçëm gjatë vizitave në festivale dhe tubime masive. Gjithashtu, këshillohen edhe njëherë t’i kontrollojnë planet e tyre personale të sigurisë, të jenë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre dhe t’i ndjekin mediat e tyre lokale që të jenë të informuar për risitë.